Meta: Të bashkohemi në protestën kundër dhunës së femrave, fenomene të tilla nuk duhet të tolerohen

0
146

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shprehur mbështetjen dhe solidaritetin mbi ngjarjen e rëndë që ndodhi dy ditë më parë në Prishtinë.

Në një postim në facebook, Meta ka bërë thirrje që të bashkohen sa më shumë njerëz në protestën e thirrur pasditen e sotme në sheshin “Nënë Tereza” për mbrojtjen nga dhuna patriarkale të vajzave, grave dhe nënave shqiptare.

Ish-kreu i shtetit është shprehur se krime të tilla nuk duhet të gjejnë vend kurrsesi në shoqërinë tonë dhe duhet të reagojmë fuqishëm ndaj çdo fenomeni të tillë.

Postimi i plotë i Metës:

“Mbështes dhe solidarizohem plotësisht me protestën ‘Solidaritet me Prishtinën’ e thirrur sot në Tiranë, në ora 18:30, në sheshin “Nënë Tereza” për mbrojtjen nga dhuna patriarkale të vajzave, grave dhe nënave shqiptare.

Duke ju bashkuar kërkesës legjitime për ndëshkimin më shembullor të autorëve që dhunuan vogëlushen 11-vjeçare në Prishtinë, akt i rëndë që tronditi mbarë shoqërinë shqiptare, si dhe duke shprehur të gjithë mbështetjen time për të dhe familjen e saj, solidarizohem sot me thirrjen për të reaguar fuqimisht ndaj një krimi që nuk duhet të gjejë vend në shoqëritë tona.” /E.S/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here