Kryeministri Edi Rama ndodhet në Serbi, së bashku me delegacionin shqiptar në kuadër të nismës së Ballkanit të Hapur për unifikimin e tregjeve, ku edhe është hapur zyrtarisht panairi “Wine Vision of the Open Balkans”.
Ka qenë Presidenti serb Aleksandër Vuçiç që ka hapur ceremoninë, ndërsa pjesëmarrës përveç Ramës është edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski dhe Dritan Abazoviç, si kreu i qeverisë, ende në detyrë të Malit të Zi.
Në shoqërinë edhe të kryeministres serbe Ana Brnabiç, ata kanë vizituar disa nga stendat e ekspozuesve dhe degustuan verërat e tyre.
Por, ajo çka ra në sy në nisjet të panairit, ishte zbulimi i logos së re të “Open Balkan”, ose të paktën këtë të lë të kuptosh ajo çka shfaqet pas krahëve të Ramës, Vuçiç dhe Kovaçevskit.
Logo është e ndërtuar me gërmat O dhe B, që përfaqësojnë inicialet e “Open Balkan”, ndërsa në to janë shkrirë në një të vetëm flamujt e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë.
Logoja u shfaqe në momentin kur tre liderët u ngjitën në podium për të bërë foton zyrtare të panairit.
Nderkohe vetem pak dite me pare, si nje ‘rrufe në qiell të hapur’ u publikua nje shkrim nga rrjett BIRN në Beograd, ku një ndër zërat më përfaqësues të Fondacionit Soros, Fron Nahzi, goditi fort idenë dhe planin e ‘Ballkanit të Hapur’ dhe në veçanti kryeministrin shqiptar Edi Rama.
Ndryshimi 180 gradë/ Pse Fondacioni Soros po godet ‘Ballkanin e Hapur’ dhe Edi Ramën?