Vrasja e dyfishtë/ Gazetarja: Hamza Muskurti i kishte 115 mijë euro borxh vëllait

0
209

Gazetarja Anduena Llabani ka zbuluar detaje të reja nga vrasja e dyfishtë që tronditi Tiranën pasditen e djeshme, ku shtetasi Arsen Muskurti, i njohur edhe me emri Hamza, qëlloi për vdekje vëllanë dhe kunatën e tij.

Llabani tha në MCN Tv se Hamza Muskurti i kishte 115 mijë euro borxh viktimës.

Sipas saj, vëllezërit kishin zhvilluar edhe një proces gjyqësor që e kishte fituar Dritan Muskurti.

“Ajo që ne nuk dinim është fakti që viktima kishte një proces gjyqësor me të vëllanë e tij dhe autori i detyrohej të vëllait 115 mijë euro borxh, një shumë që viktima e kishte fituar me gjyq dhe autori duhet t’ia kthente.

Kishin konflikte për pronat që administronin bashkë. Të dy persona kishin veprimtari tregtare edhe të veçuar nga njëri-tjetri. Ajo që i lidhte ishte shuma prej 115 mijë euro që viktima duhet të merrte nga autori.

Kemi siguruar dhe një video, duket sikur personi është penduar kur ka kryer vrasjen. Ndaj vëllait qëlloi me një plumb në fytyrë, ndaj kunatës me 4 plumba në gjoks, duke iu shkaktuar vdekjen.

Sot është përfaqësuar nga një avokat mbrojtës. Dosja është përpiluar dhe nesër do të përballet me akuzat që parashikojnë dënim deri në burgim të përjetshëm dhe nuk pranohet gjykimi i shkurtuar”, theksoi gazetarja.

Kujtojmë se Hamza Muskurti vrau pasditen e djeshme vëllain Dritan dhe kunatën Nora Muskurti. Pak orë pas ngjarjes, autori u vu në pranga nga forcat RENEA.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here