Në një intervistë për RTV Ora, ish-deputeti demokrat Gent Strazimiri u shpreh se Qeveria dhe një pjesë e krimit duket se ka rënë në konflikt.
Sipas tij, tashme po hapen bastet online kur deri dje ato po luftoheshin nga policia duke shtuar se kjo po bëhet që të pastrohen paratë e krimit.
Strazimiri: Qeveria dhe krimi duket se ka rënë në konflikt. Duket se është prridhur me disa bande dhe janë rregulluar me disa të tjera. Objektivi i Geldis Nanos deri para pak ditësh ishte që të kapte bastet klandestine. Çfarë mund të bëjë një polici kur e di kur qeveria po bëhet gati që do të legalizojë bastet. Të nesërmen që shkarkohet Nanon do të legalizojë bastet që t’i marrë Olsi Rama. Sikur nga qielli ta zbresë drejtorin e policisë, polici dhe ligji janë të pafuqishëm përballë qeverisë.
Çdo lavatriçe që rihaphet për pastrimin e parave, është e mirëpritur sepse vetëm paraja e ndershme vjen këtu. Çunat Londrës me nga 2 milionë euro “me punë të ndershme” vijnë këtu dhe këtë përrallë na shet kryeministri. Kjo është një valvul e re që kryeministri po kërkon të pastrojë dhe t’i thajë paratë e krimit. Të gjithë e dimë se çfarë po ndodh.”