Ardi Veliu u emërua sot drejtor i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Nisi kështu faza stërvitore e patronazhistëve për zgjedhjet e ardhshme lokale.
Personi që theu çdo ligj gjatë kohës që ushtronte detyrën e drejtorit të përgjithshëm, do i bëjë sot skanerin policëve të korruptuar e të lidhur me krimin!
Në krye të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore duhen zyrtarë të painkriminuar, të pakorruptuar,
të ndershëm dhe të përkushtuar.
A është Ardi Veliu i kësaj prerjeje?
Veliu u largua me ceremoni pas një shërbimi 4-vjeçar ndaj Santa Corona Rilindjes. Rikthehet për të mbikëqyrur nivelin e patronazhimit në Policinë e Shtetit dhe garantuar unitetin e çeliktë me krimin.