Ndërkohë që ka nisur aksioni për shembjen e një hapësire në resortin e Irfan Hysenbelliut në Golem, ka ardhur reagimi i parë nga qeveria përmes Ministrisë së Brendshme që ka në varësi IKMT-në. “Nuk është hera e parë që mediat News24, BalkanWeb dhe Panorama synojnë të mbulojnë problemet e pronarit të tyre me ligjin, duke marrë rolin e viktimës së lirisë së shtypit”, thuhet nder te tjera ne deklarate.
Sot strukturat e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit kanë rifilluar operacionin “Bregdeti Ynë”, i cili është ndërprerë gjatë muajve qershor, korrik dhe gusht, për të rinisur në shtator.