Fadromat te resorti, Vasili: Hakmarrje e çmendur nga një tufë horrash. Xhixho: Shantazh ndaj grupit mediatik

0
189

Deputeti Petrit Vasili, e ka quajtur hakmarrje të patër ndërhyrjen e IKMT tek “Prestigje Resort”.

“Është e turpshme kjo që po ndodh. Ka pushues ende. Tani shikojnë këtë pamje ku një tufë e madhe horrash vijnë këtu se nuk u pret puna. Ky është shantazh i qartë jo vetëm për biznesin, por për të gjithë grupin që udhëheq këtë biznes.

Një hakmarrje e çmendur duke shkelur çdo ligj dhe rregull”, tha Vasili.

Ndërkohë edhe deputetja Erisa Xhixho e pranishme në aksionin e IKMT në “Prestigje Resort” e ka quajtur të paligjshëm dhe hakmarrje të pastër politike.

“Biznese që mbajnë familje të tëra me paga dhe punësim vjen dhe i shantazhin dhe dëmton  një biznes ku fare mirë me gjuhën e dialogut mund të gjejë një mirëkuptim”, tha Erisa Xhixho.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here