Vrau vëllanë dhe kunatën, gruaja dhe e dashura e Muskurtit kërkojnë urdhër mbrotje

0
167

Pas ngjarjes së rëndë dy ditë më parë në Tiranë, ku Arsen Muskurti qëlloi për vdekje vëllain dhe kunatën e tij, Dritan dhe Nora Muskurtin, gruaja e autoritet me gjashtë fëmijë dhe e dashura me një fëmijë kanë kërkuar urdhër mbrojtje në Gjykatë.

Ndërkohë, Gjykata mësohet se ka refuzuar kërkesën e tyre pasi nuk ka të dhëna të mundshme për kërcënim.

Menjhëherë pas krimit, ata u strehuan në një qendër sociale pasi kishin frikë për jetën e tyre.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 30 gusht në Rrugën e Kavajës në Tiranë në ambientet e biznesit të çiftit.

Dy vëllezërit kishin hapur një agjenci udhëtimesh dhe çonin besimtarët myslimanë në vendin e shenjtë, në Mekë. Konfliktet për pronësinë bënë që Tirana të tronditej nga ngjarja e rëndë, ku vëllai ka vrarë vëllanë dhe kunatën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here