Dita e dytë: IKMT vazhdon me insistim shembjet në resortin ‘Prestige’ në sytë e turistëve

0
177

IKMT ka vazhduar për të dytën ditë me insistim, shembjet në resortin “Prestige” në Golem të biznesmenit Irfan Hysenbelliu. Sot po prishet edhe pishina e dytë në prani të turistëve, që janë shqetësuar nga zhurma e fadromave.

Inxhinieri Astrit Vila tha për mediat se IKMT e ka tejkaluar deri në 700 metra shembjen, nga 450 metra që ishte përcaktuar që të shembej, ndaj kërkoi që të vinin topografë nga ky institucion.

“Kanë bërë shkelje ligjore, kanë shkelur ligjin që kanë bërë vetë. Kanë kaluar dyfishin e prishjes së djeshme. Do të mbajnë përgjegjësi ligjore, ua kërkoj me insistim – tha ai. – Të bëhen matje. Ishin 450 metra për t’u prishur. Kanë bërë shkelje me të dyja këmbët. Na kanë cënuar pronën, dhe e kanë prishur dyfishin e asaj që duhej të prishej.”, tha inxhinieri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here