Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka reaguar për situatën e rëndë kriminale në vend, ku vetëm gjatë ditës së sotme kemi pasur tre atentate me armë zjarri në të gjithë Shqipërinë, ku për pasojë një person ka gjetur vdekjen dhe një tjetër është plagosur rëndë dhe dy policë në Vlorë janë gjendur nën breshërinë e plumbave.
‘U bë kohë që policia nuk kap kriminelët por krimi ka kapur policinë nëpërmjet drejtuesve tê lidhur me politikën!’, shkruan Salianji në Facebook.
Postimi i plotë:
U bë kohë që policia nuk kap kriminelët por krimi ka kapur policinë nëpërmjet drejtuesve tê lidhur me politikën!
Kjo është arsyeja se pse ngjarjet e rënda kriminale ndjekin njëra tjetrën dhe policia është e pafuqishme, vetëm kronikane e ngjarjeve të kobshme!
Shqipêria është e tronditur nga ngjarjet kriminale në Tiranë, Shkodër, Dibër, Vlorë!
Qytetarët janë të tmerruar nga mungesa e sigurisë, zbrazja e karikatorëve dhe ndaj punonjësve të policisë duhet zbardhur në mënyrë të menjëhershme, çdo goditje ndaj autoritetit të shtetit duhet ndëshkuar ashpër, ne mbështesim çdo punonjës të ndershëm të policisë që paguhet pak dhe është nën darën e krimit dhe të drejtuesve politikë të lidhur me ta,policia duhet të luftojë krimin jo të përdoret për të luftuar politikisht kundërshtarët e regjimit!