“Largimi i Milosheviçit do t’i duket lule”, Tedi Blushi: PL dhe PD bashkë për rrëzimin e Ramës, do të jetë një shtator i kuq flakë

0
154

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, në një prononcim për mediat pas zhvillimit të një takimi me strukturat e partisë në Korçë, u shpreh se shtatori është fillimi i pranverës së një Shqipërie demokratike.

Ai u shpreh se PL është bashkë me Partinë Demokratike për të rrëzuar qeverinë, çka tha se do të arrihet me protesta e zgjedhje.

Blushi u shpreh se opozita është e bashkuar për të rrëzuar qeverinë e bandave dhe se ka ikur koha e një opozite me kryetarë partish të caktuar nga Rama.

“Sapo kemi zhvilluar një takim me strukturat e partisë në Korçë, për të ndezur motorët për tu bërë gati për zgjedhjet lokale dhe të përgjithshme. Korça ka qenë në ballë të betejave për liri e demokraci.

Për të nisur nga këtu betejën për shembjen e shpejtë të Edi Ramës. Korca do të jetë e para që do t’i japë këtë mesazh atij dhe të gjithë atyre që në emër të tij kanë marrë peng Korçën

Pashë struktura të motivuara dhe ju garantoj që do ti japim një përgjigje shembullore Ramës dhe bandave të tij që kanë marr peng këtë qark.

Në 7 apo 8 muaj qeveria Kuri ka ndërmarrë dy nisma ligjore, dy paketa sociale në ndihmë të shtresave në nevojë, ndërsa Rama nuk ka marrë asnjë paketë reale. Jeni të gjithë dëshmitarë për zero rritje reale pagash e pensionesh, subvencionesh për çmimin e energjisë.

Shtatori nuk do të jetë fillimi i vjeshtës, por nisja e pranverës e një revolucioni të vërtetë anti-korrupsion që do të shporrë këtë bandë sa më parë nga pushteti.

Po bëhemi gati për një aksion, jemi në koordinim të plotë me Partinë Demokratike, për të filluar sa më parë aksionin politik në të gjithë Shqipërinë, për largimin e kësaj qeverie.

Nuk ka opozitë që fle gjumë, sot PL dhe PD janë bllok, janë bashkë për të rrëzuar këtë bankë me protesta e zgjedhje. Rrëzimi do të kryhet me protesta dhe me zgjedhje. Dua të citoj kryetarin e PL, që largimi i Milosheviçit Ramës do ti duket lule.

Koha e opozitës me kryetarë të emëruar nga Edi Rama ka marrë fund. Koha e opozitës së kapur ka marrë fund, opozita është e bashkuar, PD, PL bashkë me Aleancën për Qytetarët dhe forca e tjera që duan largimin e kësaj qeverie janë bashkë.

Aksioni sapo ka nisur, do të jetë një shtator i kuq flakë”, tha Blushi

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here