Zv.kryeministri i Kosovës viziton sot Luginën e Preshevës, vizita e parë e nivelit më të lartë

0
158

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, i shoqëruar nga ministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, vizitojnë, të hënën (sot) Luginën e Preshevës, njofton RTK.

Sipas agjendës Bislimi dhe Nagavci do të kenë takim me Këshillin Kombëtar Shqiptar, takim me deputetin Shaip Kamberi, me krerët e Komunës së Bujanocit, vizitë në Shkollën Fillore ‘’Muharrem Kadriu’’, Tërnoci, vizitë në Shkollën Fillore “Ibrahim Kelmendi”, Preshevë.

Pastaj do të kenë një drekë pune me liderët politik të Preshevës dhe takim me shoqata, biznese dhe personalitete të shquara në Bujanoc”, kështu ka njoftuar dje, Qeveria e Kosovës.

Vizita e Bislimit dhe Nagavcit në Luginë është vizita e nivelit më të lartë e realizuar ndonjëherë nga zyrtarët e Kosovës.Delegacioni nga Kosova do të shpërndajnë edhe librat për nxënësit shqiptar në Luginë së bashku me Këshillin Kombëtar Shqiptar

Kjo vizitë e zyrtarëve të Kosovës në Luginë, do të zhvillohet në ditën kur në Kosovë pritet të vjen për vizitë kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here