Ristani: Rama po bën një ligj që të shkarkojë gjyqtarët vetë

0
151

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Arben Ristani ka komentuar per syritv një projekt ligj që po përgatit Edi Rama, që të marrë ai vendime për të shkarkuar gjyqtarët, që nuk i pëlqejnë atij.

 

‘Kjo mënyrë e të vepruari që shkon në të gjithë linjën siç ka vepruar Rama në kapjen e drejtësisë, në funksion të pushtetit’, u shpreh Ristani.

Të pezullosh menjëherë automatikisht gjyqtarin nga detyra, sepse qeveria e konsideron vendimin si të pabazuar në ligj. Sipas projektit duhet ta ndante Këshilli i Lartë Gjyqësor, por iniciativën e merrte qeveria nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë.

Gjithsesi, vërtetë KLGJ, nuk është një mekanizëm i dhënies së drejtësisë, por i menaxhimit të saj. Dhënien e drejtësisë e bëjnë gjykatat, sipas shkallëve të tyre. Kjo mënyrë e të vepruari që shkon në të gjithë linjën siç ka vepruar Rama në kapjen e drejtësisë, në funksion të pushtetit ishte një alarm shumë i madh, që nuk mund të mos merrej në konsideratë nga opozita për ta goditur dhe për të ndërgjegjësuar shqiptarët, që vazhdojnë te projektohen masa dhe ligje që duan të shembin sistemin demokratik shqiptar në shërbim të totalitarizmit.

Brenda kësaj ka shumë elementë të tjerë, por kryesori është humbja e pavarësisë së gjyqësorit, sepse një nga shtyllat ku mbahet demokracia është pavarësia e gjyqësorit si pushtet i pavarur’, tha ndër të tjera, Arben Ristani

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here