Kikia: Këtu po ndërton tjetri pallat 15 katësh në mes të Tiranës e nuk po ndiqet. Jo më të kapni ato me bastet

Në emisionin “Open” në News24 po diskutohet në lidhje me vendimin e paralajmëruar nga qeveria për rikthimin e basteve.

Gazetari Mentor Kikia, u shpreh se pritet që Krimi Ekonomik të kontrollojë bastet online, ndërkohë që një gjë të tillë nuk arriti dot ta bënte kur bastet viheshin në lokale fizike. Ai tha se në Shqipëri po ndërtohen pallate shumëkatëshe në mes të kryeqytetit dhe nuk po ndërmerret asnjë hap.

Kikia: Nëse dikush shpenzon shumë të mëdha krimi ekonomik do të gjurmojë personin për të kuptuar nëse paratë janë të ndershme. Ne po kthehemi pas kur bastet u mbyllën sepse kishin dalë jashtë kontrollit në lokale fizike. Kur kishin dalë në lokale që identifikohen, si do të identifikohen e kontrollohen tani? Po flasim që krimi ekonomik të gjurmojë një person me rrogë 500 euro dhe vë bast 10 mijë euro. Këtu po ndërton tjetri pallat 15 katësh në mes të Tiranës e nuk po ndiqet.

 

 

 

The Best Sites Meant for International Online

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko