Nga Silva Caka
Praktikë e re: “Jep votën për Rilindjen, legalizo ndërtesën
Nisma e re e Qeverisë për konfiskimin e ndërtimeve pa leje, me qëllim fitimin nuk synon asgjë tjetër veç shtrëngimin e qytetarëve, që në këmbim të legalizimit, të japin votën.
E tillë ishte edhe praktika më parë, deri sa ua nxorri bojën përgjimi i Artan Lames ku thoshte: mashtrojini deri në zgjedhje, merrjuni votën, se asnjë ndërtesë nuk do legalizohet.
Mirëpo, meqë qytetarët nuk e hanë më këtë mashtrim, atëherë Rama nxjerr formën tjetër të vjedhjes se votave: shtrëngimin!
Shqiptarët nuk mashtrohen më, as nga Rama, as nga Lamja e as nga askush.
Fundi të ka ardhur, kanosja vetëm sa shton urrejtjen ndaj teje!