70 vite në fron/ Kush ishte Elizabeth II, nga fëmijëria në krye të Mbretërisë

0
137

Mbretëresha Elizabetath e Dytë lindi më 21 prill 1926, në rrugën Bruton të Londrës. Prindërit e saj ishin princi Albert, që më vonë u bë Mbreti George i Gjashtë dhe bashkëshortja e tij Lady Elizabeth Bowes Lyon.

Emri i saj i plotë është Elizabeth Alexandra Mary Windsor. Kur ishte e re, familja e saj e thërriste me emrin Lilibet. Sipas të afërmve të saj, asokohe ajo ishte një vajzë gazmore, por shumë e ndjeshme dhe e edukuar, që i pëlqente t’i binte pianos dhe të ndiqte shfaqjet teatrale.

Së bashku me motrën e saj, princeshën Margaret Rose, ajo nuk shkoi në shkollë, por u arsimua në mënyrë private.

Në vitin 1934, në moshën 8-vjeçare, Elizabeth u takua me Philip Mountbatten, princ i Greqisë dhe Danimarkës, që vite më vonë do të bëhej bashkëshorti i saj.

Në moshë të vogël, ajo nuk jetoi në pallatin Buckingham, arsye për të cilën shumë njerëz besonin se ajo nuk ishte në vijën e parë për fronin mbretëror.

Kur filloi Lufta e Dytë Botërore, në shtator të 1939-s, shumë fëmijë u evakuuan për arsye sigurie, por familja mbretërore vendosi të mos i dërgonte vajzat në ndonjë vend tjetër.

Princesha dhe e motra e kaluan pjesën dërrmuese të luftës në Kështjellën Uindsor, e cila u fortifikua; ndërsa prindërit qëndruan në Buckingham.

Në moshën 14-vjeçare, ajo mbajti fjalimin e parë radiofonik, përmes të cilit u bënte urimet më të mira fëmijëve që ishin larguar nga Britania për t’i shpëtuar konfliktit.

Kur lufta mbaroi ajo ishte 19 vjeç dhe në vitet në vijim filloi të përgatitej për detyrat mbretërore, që do të konkretizoheshin më vonë gjatë jetës së saj.

Në 1945-ën Elizabeth mësoi të ngiste makinën dhe mori statusin e personit të vetëm në Mbretërinë e Bashkuar që mund ta ngasë atë pa patentë.

Kur mbushi 21 vjeç, lidhja e saj me Dukën e Edinburgut u shpall zyrtarisht dhe ata u martuan më 20 nëntor të 1947-s, në Westminster Abbey. Çifti mori mbi 2.500 dhurata dhe 10 mijë telegrame urimi nga e gjithë bota.

Në fillim të viteve ’50, shëndeti i mbretit u përkeqësua dhe kur ajo mbushi 25, George i Gjashtë ndërroi jetë.

Asokohe, Elizabeth ishte për një udhëtim në Afrikë dhe përflitet se sekretari i saj kishte përgatitur dokumentet e nevojshme në rast se një gjë e tillë do të ndodhte.

Ajo u kthye menjëherë në Londër dhe më 6 shkurt të 1952-shit, vetëm 25 vjeç, mori drejtimin e fronit. Kurorëzimi i saj u bë 16 muaj më vonë, në Westminster Abbey, duke u bërë sovrania e 39-të që kurorëzohej atje.

Ceremonia zgjati rreth 3 orë dhe u ndoq nga 8 mijë e 251 të ftuar. Ngjarja u kthye në një event historik edhe për faktin se u transmetua në televizion. Rreth 27 milionë persona vetëm në Mbretërinë e Bashkuar e ndoqën atë përmes ekranit.

Gjatë bashkëjetesës me princin Philip, ajo lindi 4 fëmijë. I pari ishte princi Charles, i ndjekur nga princesha Anne, princi Andrew dhe ai Edward, të cilët i dhuruan 8 nipër dhe më vonë 12 stërnipër.

Elizbaeth II është monarkja më jetëgjatë, pasi ka mbretëruar për plot 70 vjet. Gjithashtu, ajo është edhe anëtarja më e vjetër e familjes mbretërore.

Rekordi i mëparshëm mbahej nga Mbretëresha Victoria, stër-stërgjyshja e Elizabeth, që u shua kur ishte 81 vjeç.

Por jo vetëm kaq, Elizabeth-a e Dytë është gjithashtu mbretëresha më jetëgjatë në historinë botërore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here