Nikolla i regjistron deputetët e PD si të pavarur në seancë, Noka: ush të urdhëron ty të shkelësh Kushtetutën?!

0
226

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, në shkelje të Kushtetutës dhe të urdhëresave të KQZ-së, i ka cilësuar deputetët e PD-së, të Grupit të Rithemelimit, si të pavarur, një fakt ky që u zbulua sot pasi këta deputetë, si Edmond Spaho më herët dhe Flamur Noka më pas protestuan nga foltorja e Kuvendit.

Flamur Noka iu drejtua Kryetares së Kuvendit me këto fjalë: “E kemi ngritur këtë shqetësim dhe më parë. Unë jam Flamur Noka, deputet i PD. Me çfarë tagri ma shkruan emrin tek lista “deputet i pavarur jashtë grupeve parlamentare”?!

Ku e bazon ti që emrin tim e shënon si “të pavarur”?! Kush të urdhëron ty të shkelësh Kushtetutën?! Hera e fundit që ma shkruan emrin “i pavarur”., theksoi Flamur Noka

Por, këtë problem e ngriti edhe Edmond Spaho më parë, pasi ai konstatoi se emërtimi i deputetëve të PD-së sit ë pavarur, përveç fyerjes, po bënte që ata thuajse të përjashtoheshin nga debatet.

Lidhur me këtë pretendim të Spahos, që nuk mori përgjigje nga Nikolla, përgjigja erdhi në fakt e nënkuptuar se ishte me bërë me qëllim kur kryeministri Edi Rama ironoi profesorin Spaho me fjalët “Ëmbëlsira lihet për në fund”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here