TIRANË
Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka treguar kategoritë që përfitojnë nga indeksimi i pagave.
Ibrahimaj tha se nga muaji shtator ne do të indeksojmë 6% të gjitha kategoritë e pensioneve dhe duke shtuar 3.3 % në prill, rritja shkon në 9.3%. Janë 674 mijë përfitues që do të përfitojnë nga indeksimi i pensioneve. Si kosto në buxhet, parashikohet të jetë 2 mld lekë në vit, 8.4 mld lekë vitin e ardhshëm.
Nga indeksimi i pagave në sektorin publik me 7%, janë 41 mijë punonjës të administratës të cilët do të mbështeten me këtë masë.
-Indeksohen me 6% pensionet, kostoja 2 mld lekë, dhe përfitojnë 674 mijë përfitues
-Rriten me 7% pagat e administratës me kosto 713 mln lekë përfitojnë 41 mijë punonjës
-Pagat e policisë së shtetit rriten me 5560 lekë në muaj për 10800 punonjës
-Pagat e policisë së burgjeve rriten me 10548 lekë në muaj për 3600 punonjës
-Pagat eadministratës rriten me 5000 lekë në muaj për 20 mijë punonjës
-Paga minimale rritet me 7%, shkon në 34 mijë lekë në muaj dhe përfitojnë 200 mijë punonjës
Ibrahimaj tha se kemi vendosur të mbajë subvencionimin e energjisë elektrike. Nga pensioni i muajit shtator që do fillojë të paguhet në tetor, do të indeksojmë 6% të gjitha kategoritë.
“Do të vijojmë të targetojmë ata sektorë të biznesit që janë më të prekur nga kriza. Do të vijojmë të japim naftë pa taksa për fermerët, kemi vendosur subvencion shtesë për mbjelljen grurit në vlerën 500 milionë lekë. Kemi mbështetur sektorin e peshkimit me koston shtesë për karburante. Do vijojmë të mbështesim qytetarët dhe bizneset e vogla për energjinë elektrike”, tha Ibrahimi.