Pas skandaleve të shumta të maxhorancës së PS-së në pushtet, rreth 84 për qind e qytetarëve janë të mendimit se kryeministri Edi Rama duhet të largohet nga Qeverisja.
Ballkanweb ka realizuar një sondazh në të cilët ka pyetur lexuesit e ndryshëm nëse ngjarjet e rënda të zbuluara së fundmi si afera e Inceneratorëve, ku persona të moshuar apo të vdekur kanë kryer transaksione prej miliona eurosh, apo abuzimet me çmimet e rrugëve, janë të mjaftueshme për të larguar një qeveri, janë shprehur në masë për “Po”.
Në listën e skandaleve mediat kane denoncuar dhe abuzimet e zyrtarëve të lartë te Doganave dhe Tatimeve të cilët kane promovuar njerëz të inkriminuar në krye të institucioneve shtatorë, ose kanë fshehur pasuri disa miliona euroshe, të cilët nuk mund t’i justifikojnë më pagat apo me punët që bëjnë në shtet.
Pyetjes: Pas skandaleve të Qeverisë me Inceneratorët, tenderat e rrugëve, emërimet në shkelje të ligjit në Tatime e Dogana…a duhet të largohet kryeministri Edi Rama?
Qytetarët sipas të dhënave të Balkanweb nga rreth 16 mijë lexues, rreth 13 672 prej tyre kanë kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.
Në sondazhin e publikuar në faqen e Balkanweb, vetëm 10 % janë shprehur për Jo! Ndërsa 4.6% e tyre kanë klikuar “nuk e di”, ose ndryshe nuk dëshiroj të përgjigjem.
Duket se pakënaqësitë me qeverisjen e aktuale janë rritur dhe qytetarët kanë shprehur revoltën e tyre në rrjetet sociale apo në mediat online, ku ruhet anonimati.