‘Udhëkryqet’ e Policisë nga një ‘saimir’ në tjetrin

0
135

Nga Gent Strazimiri/

Me 23 prill të vitit 2013, në krah të Saimir Tahirit, premtonte “të priste këmbën e krimit në Policinë e Shtetit”, dhe këtë do e bënte për 300 ditë…

Në 3.000 ditë e netë, me duart e fëlliqura në krim, shkatërroi organizatën e Policisë së Shtetit duke u vënë mbi kokë zyrtarisht oficerë Sigurimi e komisarë të “Partisë” dhe jozyrtarisht kriminelë e vrasës që bënin “politikën e kuadrit”!

Në 3.000 ditë e netë, përzuri dhe premtoi publikisht të ndjekë “këmba këmbës” çdo oficer policie që refuzoi bashkëpunimin me krimin e që denoncuan narkotrafikun e tij dhe të “saimirëve” në qeveri.

Sot, “saimiri” i parë është në burg, ndërsa policët që e denoncuan janë refugjatë, të strehuar nga partnerët…

Në 3.000 ditë e netë, i ktheu policët në vasalë të bandave e banditëve që mbollën 219 mijë hektarë kanabis dhe ende sot transportojnë dhjetra tonë kokainë nga ana tjetër e globit në Shqipëri.

3.424 ditë ose tre “saimirë” më pas, me “saimirin” e tretë në krah, kërkon edhe 100 ditë të tjera kohë “për ta nxjerrë nga udhëkryqi Policinë e Shtetit”…

Policia e Shtetit nuk është “në udhëkryq” po është në zgrip, si Shqipëria!

Policia e Shtetit nuk i shpëton dot zgripit pa shpëtuar Shqipërinë!

Policia e Shtetit dhe Shqipëria, duhet shpëtuar nga kthetrat e fëlliqura të krimit, dhe krimi është në qeveri!

KAQ!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here