Vjosa Osmani: Irani të mbahet përgjegjës për sulmet kibernetike në Shqipëri

0
124

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka dënuar sulmin kibernetik kundër Shqipërisë. Ajo ka kërkuar që Irani të mbahet përgjegjës për këto sulme.

“E dënojmë fuqishëm sulmin kibernetik kundër infrastrukturës kritike të Shqipërisë. Ne i qëndrojmë pranë Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj dhe qeverisë shqiptare dhe bëjmë thirrje që Irani të mbahet përgjegjës për këtë veprim të paprecedentë”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Shqipëria ka ndërprerë lidhjet diplomatike me Iranin, pasi e akuzon Teheranin që qëndron mbrapa këtyre sulmeve.

Kryeministri Edi Rama iu la afat 24 orë stafit te ambasadës që të largohen nga Tirana.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here