Lajme të mira vijnë nga Romelu Lukaku për Interin dhe Simone Inzaghin. Rikuperimi i sulmuesit belg po ecën shumë mirë dhe kjo ka gëzuar stafin zikalët.
Sipas “Corriere dello Sport”, belgu pritet të rikthehet në orët e ardhshme në Milano pas udhëtimit në Belgjikë ku ai kreu një fazë rehabilituese në ditët e fundit.
Gjendja e 29-vjeçarit duket të jetë përmirësuar me stafin mjekësor të Interit që do të marrin vendimin final nëse belgu do të rikthehet të luaj ndaj Udineses në fundjavë apo do të lejohet të pushojë deri pas fazës së ndeshjeve të kombëtareve siç ishte parashikuar fillimisht.