Partia e Lirisë ka bërë sot publik shqetësimin e banorëve të Kamzës sa i takon shkollës ‘Ibrahim Basha’, e cila nuk do të jetë e hapur për këtë vit të ri shkollor.
Një ditë para nisjes së procesit mësimor, deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, bashkë me Sekretarin Organizativ, Endrit Braimllari dëgjuan nga afër shqetësimet e banorëve të lagjes Bulçesh në Kamez. Këta të fundit thanë se penalizohen nga moshapja e shkollës 900 fëmijë, ndërsa ata detyrohen t’i çojnë 1 orë larg në shkolla të tjera.