Ulet numri i nxënësve që ulen për herë të parë në bankat e shkollës, këtë vit 1 mijë më pak

0
335

Këtë vit numri i nxënësve që do të ulen për herë të parë në bankat e shkollave do të jetë më i ulët.

Në klasat e para u regjistruan rreth një mijë fëmijë më pak se shtatorin e kaluar.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit rezulton se abetaren  do të nisin me afro 29 mijë fëmijë nga 30 mijë që ishin vitin e shkuar. Edhe pse ende nuk është bërë me dije numrin total të nxënësve në sistemin para universitar numri pritet të jetë më i ulët.

Referuar INSTAT në arsimin fillor ka 16 mijë fëmijë më pak, në ciklin e lartë të arsimit bazë 24 mijë dhe në gjimnaze numri i nxënsve krahasuar me 5 vite të shkuara është 14 mijë më pak.

 

Ekspertë të arsimit situatën e shohin me shqetësim dhe thonë se është shkaktuar nga rënia e numrit të lindjeve dhe largimeve massive nga vendi.

 

Ndriçim Mehmeti: Kemi 1 mijë më pak por kjo është një trokitje e madhe. Po të llogaritet që janë 1 mijë nxënës që janë më pak do të thotë sa mësues janë më pakë.

 

Sanie Korini: Është një tregues jo optimist por dhe alarmant nuk është sepse duhen pasur parasysh disa faktor. Mund të mos kemi vitin kur nuk kemi pasur lindje. Mund të kemi vitin e ardhshëm më shumë fëmijë, mund të jetë dhe prej largimeve jashtë vendit./ Oranews

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here