Berisha: Azem Hajdari ishte me vizion, studentët e dëgjuan dhe e kthyen në lider

0
122

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dha detaje sot nga ditet e protestes studentore, ndersa tha se Azem Hajdari u ngrit ne syte e tyre si lider.

“Kemi ardhur me Besnik Mustafën, pasi takuam Ramiz Alinë dhe për ti takuar, studentët për të ju thënë që ju pret. Shiko ç’bënte diktatori: Nga njëra anë e kishte lënë vetë me ta, se do të ju vinte në ‘Qytetin Studenti’. Kjo nuk ndodhi. Nga njëra anë na tha ne që thuajuni që do ju pres dhe nga ana tjetër e kishte mbushur këtë shesh dhe rrugica, pëllëmbë e ushtarë, gardistë e nga të gjitha llojet.

Me Besnikun e kuptuam që ai donte ti sulmonte.

Këtu ishin grumbulluar studentët dhe do të zbrisnin prap në Sheshin Skëndërbej. Ne e pamë që po u nisën ata kishin afruar kamionët, për ti larguar me forcë. Sa më shumë të ju thonim se ishin të rrethuar, aq më shumë bënin të kundërtën. I bindëm që të mos zbrisnin në shesh, por u thamë që të merreshin me kërkesat.

Dalim me të tek ballkoni i mencës dhe studentët duartrokasin. Na prezanton tek ata dhe u thotë se kanë ardhur intelektualët të na mbështesin. Dhe më jep fjalën mua. Studentëve u them që sonte ju nuk do të zbrisni në shesh. Ata brenda sekondave, nisën të thonin, tradhëtarë e të gjitha llojet. Këtu ai e merr fjalën. U thotë, jo. Bën avokatinë time aty dhe u thotë bashkëmoshatarëve të tij. Unë kam dy fëmijë, Kirin dhe Rudinën dhe kur të ju tradhtoj ju, u fus atyre thikën në bark dhe ua nxjerr në gabzerr.

Aty ra një heshtje absolute. Ky betim i tij përmbysi çdo gjë. Ata e kthyen në një lider. E dëgjuan atë duke e duartrokitur fuqishëm. Kishte guximin, vendimmarrjen dhe vizionin si lider. Azem Hajdari kishte vizion. Ata përpunuan atë natë të gjitha kërkesat dhe u shpallën në këtë shesh në mëngjes. Qyteti u çlirua dhe u krijua pushteti moral i lirisë.:

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here