Berisha: Është rikthyer monizmi. Rama tregoi me mburrje persekutimin e një mësueseje se kishte folur kundër qeverisë

0
149

Kreu i PD tha sonte ne takimin perkujtimor per Azem Hajdarin se sot eshte rikthyer monizmi.

“Tani ne jemi këtu dhe nëse do e titullonim këtë takim me shumë të drejtë mund ta çuanim ‘Dhjetori në rrezik, ’90 në rrezik’. Në fakt më shumë se në rrezik. Ronald Regan e ka thënë me gjenialitet se; demokracisë i duhet më pak se një gjeneratë për tu zhdukur.

Ne ku jemi sot. Nuk do të bëj një analizë, por sot jemi në kushtet e një pushteti identik të një personi. Kemi rikthimin e monizmit absolut në Shqipëri. Cili është dallimi më themelor i monizmit absolut dhe një demokracie. Dallimi më themelor është se i pari nuk voton, i dyti voton. I pari nuk përfaqëson, i dyti përfaqëson.

Ne këtu jemi të gjithë njerëz politikë. Ne sollëm, votën e lirë, fjalën e lirë dhe iniciativën e lirë, tregun e lirë. Këto ishin.

Kjo që ka ndodhur është absolutisht një rikthim i monizmit të plotë. Natyrisht jo me burgje dhe kampe përqendrimi, por me të gjitha format e tjera të persekutimit.

Sot ju e dëgjuat Edi Ramën tek tregonte me mburrje persekutimin e një mësuesje, se si ai dhe ministrja i kishin kontrolluar asaj Facebook. Të ju them ju. Në vitin 1990 ka qenë një poet i ri që quhej, Lazer Stani, i cili ishte korrespondentë në gazetën ‘Zëri i Rinisë’. E hoqën sepse ai u fejua me Luljeta Leshanakun, e cila ishte një poete e talentuar edhe ajo, por që ishte mbesa e Abaz Kupit. Sa u diktua që Lazri u fejua e hoqën nga korrespondent.

A nuk bëri edhe ky të njëjtën gjë, pse ajo foli për qeverinë. Unë u dhashë një shembull, por shembull të tillë janë të pafundme.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here