Në përkujtimoren e 24-vjetorit të vrasjes së babait të saj, Rudina Hajdari mesazh të rinjve: Të ndjekim shembullin e tij, të gjithë bashkë mund të luftojmë

0
114

Nga ceremonia përkujtimore e 24-vjetorit të vrasjes së Azem Hajdarit, vajza e tij, Rudina, u është drejtuar të rinjve me një mesazh.

Ajo tha se figura e Azemit dhe vepra e tij duhen marrë si shembull dhe frymëzim për t’u ngritur në protesta dhe për të luftuar të për idealet dhe të drejtat.

“Shqiptarët kanë humbur të gjitha shpresat se ndryshimi do vij, ndaj mendoj se Azemi është figura që të frymëzohemi dhe të mendojmë se ai është personi, që si student u çua për të sjellë ndryshimin. Mesazhi im sot është për të rinjtë që duan ta ndërtojnë jetën në Shqipëri, hajde të organizohemi dhe të luftojmë për idealet tona, të fitojmë betejat për më shumë demokraci, drejtësi, meritokraci. Besoj se nëse Azemi kishte guxim t’i bënte ato gjëra atëherë, ne mund t’i bëjmë të gjithë së bashku”, tha ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here