Sot në emër të Partisë së Lirisë, në ambientet e Ambasadës Britanike në Tiranë, i shpreha ngushëllimet Ambasadorit Britanik, Shkëlqesisë së Tij z. Alastair King-Smith, për ndarjen nga jeta të Madhërisë së Saj, Mbretëreshës Elizabeth II.
Populli shqiptar do t’i jetë gjithmonë mirënjohës për mbështetjen e Saj të jashtëzakonshme ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, sidomos në momentet më të vështira.