Komanda ushtarake e federatës ruse ka ndaluar dërgimin e njësive të reja në Ukrainë pas një kundërofensive të fortë të forcave ukrainase në lindje të vendit.
Lajmin e dha shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës sipas të cilit ushtria ruse ka mbetur e shokuar nga forca e kundërofensivës.
“Situata aktuale në front dhe mosbesimi ndaj komandës së lartë të ushtrisë ruse detyroi një numër të madh vullnetarësh të refuzonin kategorikisht shërbimin në këto kushte” – thuhet në deklaratë.
“Situata është ndikuar nga informacionet për numrin aktual të viktimave dhe qëndrimit ndaj të plagosurve të tyre” – thotë njoftimi.
“The Guardian” thotë se nuk mundi ta konfirmojë vetë informacionin ndërsa Kremlini ende nuk ka reaguar.
Ndërsa BBC shkruan se forcat ukrainase në terren kanë tejkaluar rusët duke shkuar në raportin 8 me 1 në rajonin e Kharkiv.
Ushtria e Ukrainës ka rimarrë disa fshatra në veri dhe ka depërtuar deri në kufirin rus.
Ukraina ukrainase thotë se ka rifituar kontrollin mbi 3 mijë km katrorë territor. BBC thotë se nuk mund t’i verifikojë ende këto shifra. ©LAPSI.al