Në javën e tretë të grevës në Arsim, Albin Kurti takohet sot me Këshillin Grevist

0
126

Prishtinë –Këshilli Grevist ka hyrë sot në takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, kryesuar nga kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj. Takimi ndodh ndërsa vendi ka hyrë në javën e tretë të grevës në arsim dhe administratë publike.

Kësisoj, kërkesa e dytë e Këshillit Grevist të BSPK-së, për takim e dialog me kryeministrin Albin Kurti, sot do të realizohet.

Është konfirmuar nga Qeveria e Kosovës për RTKlive se një takim i tillë do të mbahet në orët e para të mëngjesit.

Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, tha për RTKlive, se takimi në përpjekje për gjetjen e një zgjidhjeje për grevën me kryeministrit Kurti dhe Këshillit Grevist, do të mbahet të martën në mëngjes, njoftoi RTK.

Kryeministri Kurti, të shtunën e kaluar, priti në një takim kryetarin e BSPK-së, Atdhe Hykolli, mirëpo nuk pati ndonjë rezultat. Kjo bëri që mësimi në shkolla të mos fillojë as me 12 shtator, edhe pse do të duhej të niste  me 1 shtator.

Greva ka nisur me 25 gusht, kur BSPK, duke përfshirë edhe SBASHK-un, ka hyrë në grevë. Kërkesa e tyre është ndarja e 100 eurove për të gjithë punëtorët deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga. Kryeministri deklaroi ditë më parë se në javën e dytë  të shtatorit, ky projektligj do të hidhej në diskutim publik, por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here