Protesta, Kryemadhi: Këtu shihet qartë se ku kanë shkuar 128 milionë euro!

0
142

Protesta e parë e Partisë së Lirisë që kur u ndryshua emri dhe u rikthye Ilir Meta në krye mbahet sot te inceneratori i Tiranës.

Monika Kryemadhi e cila ishte e pranishme tregoi se vendi ku po mbahet protesta është tregues që nuk kemi të bëjmë me një “show”, por me një problematikë reale.

“Rasti i protestës aktuale të sotshme, për mua ka një rëndësi shumë të veçantë po themi vendi, sepse simbolizon transparencën në kuptimin më të thjeshtë: kryeministri Rama dhe kryetari i bashkisë në Komisionin Hetimor kanë thënë haptas që kompania ka investuar 128 milionë euro dhe asnjë qytetar nuk ka ardhur deri këtu sepse normal është pak e vështirë për të ardhur dhe jo vetëm qytetarët, por as ju mediat nuk keni ardhur. Gjithmonë kemi parë spote publicitare,” – u shpreh Kryemadhi.

Ajo pretendon se 128 milionë euro janë të pajustifikuara dhe sot qytetarët do të kenë mundësi të mësojnë të vërtetën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here