“Dosja u mbyll me ndërhyrjen e Engjëll Agaçit”, Flamur Noka për financimin nga rusët: U vërtetua! Rama mbajti peng Bashën me këtë çështje

0
186

Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i PD, deklaroi se pavarësisht se kryeministri Edi Rama deklaroi në 2018 se dosja nuk do të mbyllej dhe se asaj do t’i shkohej deri në fund, e vërteta është që dosja u mbyll pas ndërhyrjes së Engjëll Agaçit.

 

Noka shtoi se kjo dosje është pikërisht ajo me të cilën Rama mbajti peng Lulzim Bashën në misionin për shkatërrimin e PD.

Flamur Noka: Jemi këtu çka thënë Berisha apo çka bërë Basha? Basha ka deklaruar se ka bërë fonde raising në SHBA. Asnjë nga bashkëpunëtorët nuk ka pasur arsye për të dyshuar. Tha se po na sulmon Rama për të dëmtuar PD. Materialet tregojnë se Rama i paska parë të gjitha dhe i ka mbyllur, është marrë peng. Në 9 mars 2018 Rama në konferencë për shtyp tha askush nuk mund ta mbyllë dosjen do i shkohet në fund. Pas ndërhyrjes së Engjëll Agaçit dosja u mbyll.

 

Klodiana Lala: Ju e paskeni ditur.

Noka: Kjo është fakt që tregon se Rama me këtë ka mbajtur peng Bashën. Kemi pasur indicie por nuk kishim prova. Dosjen në Prokurori e mbylli Berisha apo Rama? Vërtetohet gjithçka që kemi një vit që themi, Ramës i mjaftoi sa e mori peng, i hynë misionit të përçarjes së PD dhe ja ku jemi.

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here