I ftuar në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Betit Njuma, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh se protestat do të jenë një proces, ashtu sikurse ishte kapja e shtetit.
Ai tha se nuk ka asnjë konflikt mes tij dhe Berishës, duke thënë se gjëra të tilla nxiten nga qeveri dhe bashkia e Tiranës dhe paratë e incineratorëve.
Meta: Ashtu sikurse kapja e shteti ishte një proces dhe dëmtimi i opozitës, se nuk ndodhi në një ditë, edhe ringjallja e opozitarizmit dhe protestës qytetare, sigurisht që është një proces. Këtu do të ketë një larmi aktivitetesh, protestash dhe nismash që do të përshkallëzohen me një dinamikë të caktuar. Ne do të koordinohemi me opozitën për këtë.
Nuk ka një konflikt mes meje dhe Berishës. Ka një ndikim në media nga qeveria dhe bashkia e Tiranës, edhe financimeve të incineratorëve për të shpikur diçka. Shqipëria ka nevojë për ditë për protesta, por ata duan që të shpërqendrojnë qëllimin e protestës.