Meta: Protesta tek incineratori i Tiranës për të vërtetuar vendin e krimit

0
151

I ftuar në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Betit Njuma, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh se protesta tek incineratori i Tiranës nuk ishte për mobilizim njerëzish.

Ai tha se në atë vend nuk ka incinerator dhe se ai është një vend krimi, ndërsa theksoi se drejtësia nuk është duke vepruar.

Meta: Protesta tek incineratori kishte një harmoni mes vendndodhjes që është një skenë krimi, po ashtu edhe panelit dhe ekspozimit të disa fakteve që ka kjo çështje. Nuk kishte ideja për të mobilizuar njerëzit, sepse aty hapësira është e kufizuar dhe ndodhet pranë sharrës.

Po ne ishim aty për të kthyer vëmendjen tek një krim. Partia që unë sot drejtoj sot e ka denoncuar plot 559 ditë më parë në SPAK. Edhe unë vetë nuk kisha qenë aty, për të parë nëse kishte apo incinerator, por nuk kishte. Por ama drejtësia nuk ka vepruar, dhe lekët e qytetarëve ikin nga këtu.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here