Në presidencë nuk punohet me komanda ushtarake, ‘mjeshtri i protokollit’ këshilla Begajt

0
125

Vangjel Mita ekspert për çështjet e protokollit thotë presidenti Bajram Begaj duhet të mbajë pranë vetes këshilltarë jo vetëm të shkolluar por edhe me përvojë.

Mita e këshilloi presidentin Bajram Begaj që të lërë shefin e shtabit në ushtri, pasi siç shprehet në presidencë nuk funksion me komanda ushtarake, por me këshillim dhe bashkëbisedim.

“Kam respekt për njohuritë e tij në aspektin ushtarak, por nuk bëhet në Presidencë me komandë. Në Presidencë bëhet me këshillim, bashkëbisedim, vjelje të mendimi dhe kjo vjen jo vetëm nga stafi i ngushtë. Por për të duhet të punojë edhe Ministria e Jashtme dhe komisioni i jashtëm. Nuk duhen marrë punonjës menjëherë sa fillon detyrën duhet të jenë me eksperiencë se në institucione të tilla si presidenca duhet të harmonizohet dija me eksperiencën se në diplomaci dhe sidomos në protokoll, në leksionet e kurseve diplomatike ka shumë orë dëgjesa dhe praktika për këto gjëra”, tha Mita, që njihet si babai i protokollit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here