Afera e djegësave/ Berisha – BE: Mos disbursoni asnjë qindarkë nëse s’vihen para ligjit Rama, Agaçi, Ahmetaj dhe Veliaj!

0
129

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i ka bërë një kërkesë të fortë nga foltorja e Kuvendit, organeve drejtuese të Bashkimit Europian të bëjnë hetim të plotë për aferën e inceneratorëve në Shqipëri dhe të mos disbursojnë asnjë fond nëse nuk bëhet transparencë e thellë për to. Ai akuzoi katër zyrtarë të lartë të qeverisë, që nga Kryeministri, si të përfshirë drejtpërdrejt në vjedhjen e miliona eurove për inceneratorët që nuk ekzistojnë.

“Është koha, ju lutem, – tha Berisha sot, – të mbikqyrni jo vetëm paratë e taksapaguesve tuaj, por të mbikqyrni me dhembshuri, me ndjeshmëri, çfarë ndodh me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Është koha të ndalemi, sepse në një kilometër rrugë të ndërtuar me manual nga Europa ose nga KE, realizohet me 2 -3 milionë euro, kurse një kilometër i ndërtuar me manualin e kësaj qeveria që vjedh nga mëngjesi në darkë, realizohet me 22 milionë euro!

Unë i bëj thirrje, BE-së, KE-së, të mos disbursojë asnjë qindarkë në qoftë se nuk bëhet hetimi i plotë, transparent dhe vendoset para ligjit Edi Rama, Ëngjëll Agaçi, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj për aferën e tmerrshme të djegësave në të cilën janë vjedhur qindra milionë euro; dy djegësa nuk ekzistojnë fare dhe tjetri është jashtë funsksioni, të prokuruar në kundërshtim me ligjet e vendit në negociata të mbyllura, pa garë!

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here