Kosova, Vuçiç: Nëse është nevoja jap dorëheqje

0
179

Deputeti i partisë demokratike serbe, Srgjan Milivojeviq, ka kritikuar ashpër kreun e shtetit serb, Aleksander Vuçiq, duke thënë se për shkak të menaxhimit katastrofik të procesit të dialogut me Kosovën në dhjetë vitet e fundit duhet të japë dorëheqje.

“Kjo është më e mira për të (Vuçiqin) dhe për Serbinë”, ka thënë Milivojeviq. Ndaj këtyre fjalëve ka reaguar vetë presidenti serb duke thënë se nëse është e nevojshme do të japë vetë dorëheqje dhe se s’ka nevojë që t’i kërkohet diçka e tillë, shkruan N1.

“Nëse ka nevojë do të jap dorëheqje vetë, dhe mos u shqetësoni, nuk keni pse të më ftoni”, ka deklaruar Vuçiq, duke iu përgjigjur thirrjes së deputetit serb për dorëheqje për shkak të dështimit të politikës në procesin e negociatave me Kosovën.

“Ju humbët në zgjedhje të ndershme ku duart m’u lidhën për shkak të situatës në Ukrainë”, ka shtuar Vuçiq.

Vuçiq tutje ka thënë se Serbia ka qenë në ditët më të errëta gjatë udhëheqjes së partisë demokratike, duke thënë se gjatë qeverisjes së tyre Kosova e ka shpallur edhe pavarësinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here