Kriza e çmimeve/ Shqiptarët po shpenzojnë më shumë, por po blejnë më pak

0
167

Shqiptarët po shpenzojnë më shumë, por po blejnë më pak. Rritja e çmimeve po jep një goditje të drejtpërdrejtë te konsumi, që po ndihet tek të gjitha pikat e shitjeve në vend.

Të dhënat e publikuara nga INSTAT për periudhën prill-qershor, kur inflacioni nisi të bëhej realisht shqetësues, tregojnë se asnjë kategori në tregtinë me pakicë nuk arriti t’i shpëtojë krizës.

Kur ushqimet u shtrenjtuan me mesatarisht 11.3% për këtë periudhë, xhiroja e bizneseve u rrit me vetëm 4.8%.

Te karburantet, “kursimi” ishte edhe më i theksuar: çmimi ishte 23.7% më i shtrenjtë, por shitjet vetëm 5.2% më të larta. Vetë shitësit e konfirmojnë se tregtia nuk është në ditët e saj më të mira.

Tregtarët po e blejnë mallin më shtrenjtë dhe po shesin më pak. Një arsye pse ata nuk e mohojnë frikën për rënie të kërkesës për konsum, në nivelet e një krize.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here