Mbreti Charles shkurton stafin, mbi 100 persona mbeten pa punë

0
149

Në Clarence House, rezidenca zyrtare e Charles dhe Camilla pritet një erë ndryshimesh. Mediat raportojnë se 100 punonjës rrezikojnë të pushohen nga puna.
Sipas The Guardian, lajmi iu dha punonjësve të hënën. Arsyetimi është se reduktimi i stafit është “i pashmangshëm”. Kjo duke pasur parasysh ndryshimin e roleve për Charles dhe Camilla.

Megjithatë po kërkohen zgjidhje për punonjësit që do humbasin punën. Në rrezik janë sekretarët privatë, departamenti i financave, ekipi përgjegjës për komunikimet dhe stafi i brendshëm.

Por sa njerëz punojnë në shërbim të Charles? Janë 101 persona që punojnë në shërbim të mbretit Charles III. Nga këta 31 janë në sekretarinë e tij private. Po aq janë në thesar dhe 12 në zyrën e shtypit. Pastaj janë 4 janë kuzhinierë, 3 këmbësorë dhe nja 2 shërbyes. Për krahasim, mbretëresha kishte një staf prej rreth 500 vetësh.

Ka shumë të ngjarë që Charles dhe Camilla të qëndrojnë në shtëpinë Clarence, një rezidencë jo larg nga Buckingham Palace. Zyrat dhe funksionet publike të monarkisë do të mbeten në selinë zyrtare. Për këtë arsye pushimet nga puna pritet të jenë të pashmangshme. Pallati Buckingham nuk është shumë i preferuar nga mbreti i ri. Edhe mbretëresha preferonte Windsorin apo Balmoralin.

Mes stafit ka nga ata që do të ndjekin Charles dhe Camilla. Të tjerët do të rishpërndahen dhe që do të marrin një pagesë bujare. Në realitet ende nuk ka një vendim zyrtar.

Letra që është shpërndarë të hënën ka krijuar zhgënjim tek punonjësit. Ata i shërbejnë prej vitesh mbretit të ri. Një burim i tha gazetës britanike se “të gjithë janë absolutisht të zemëruar.

I gjithë stafi ka punuar vonë çdo natë që nga e enjtja dhe njerëzit janë të tronditur. Stafi që ofron mbështetje të drejtpërdrejtë për Charles dhe Camilla ka të ngjarë të qëndrojë. Të tjerët do të vendosen për t’u shërbyer anëtarëve të tjerë të familjes mbretërore ose do të ndihmohen për të gjetur punë jashtë dhe duke marrë pagesa bujare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here