Shehaj në Parlament: Xhaçka e Gjiknuri bëhen me resorte, Rama pasurohet me kompani offshore, por askush nuk i heton!

0
163

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj nga foltorja e Kuvendit ngriti shqetësimin e largimit masiv të shqiptarëve.

 

Ligjvënësi demokrat tha se mungesa e drejtësisë dhe pandëshkueshmëria janë arsyeja themelore pse shqiptarët kanë zgjedhur të ikin nga vendi.

“Sot duhet te votojme marreveshjen midis Shqiperise dhe Mbreterise se Bashkuar dhe Irlandes se Veriut ne lidhje me emigracionin e paligjshem te shqiptareve ne Britani.

Une jam absolutisht dakord qe ne ta votojme kete ligj, por nga tjeter ne nuk mund te mos diskutojme mbi arsyet pse shqiptaret ikin masivisht nga Shqiperia, sepse nese per Britanine ky eshte problem, per ne largimi i shqiptareve eshte nje drame kombetare.

Te gjithe presin qe perfaqesuesit e opozites te thone se arsyeja pse shqiptaret ikin eshte se sipas te gjitha raporteve nderkombetare ne Shqiperi korrupsioni dhe krimi i organizuar po lulezon, sepse qeveria eshte e korruptuar, sepse Rama dhe Veliaj po vjedhin parate e shqiptareve nepermjet Inceneratoreve, sepse ministrja Xhacka fallsifikoi dokumentat per t’u bere me  nje resort ne Dhermi, apo sepse Gjiknuri beri te afermit ortak me biznesmenin te cilit i dha tendera, e te tjera me radhe.

Por ne fakt duhet te themi te verteten; Arsyet kryesore nuk jane vetem keto. E verteta eshte se shqiptaret kane humbur shpresen dhe ikin sepse ne Shqiperi nuk ka drejtesi. Drejtesia nuk funksionon. Ky eshte thelbi i problemit. Shqiptaret nuk humben shpresen kur zbuluan se inceneratori i Tiranes eshte nje vjedhje gjigante, por u binden se ky vend nuk behet, sepse pavaresisht provave publike, drejtesia nuk vepron.

Ndërtimet pa leje të qeveritarëve, shtoi Shehaj, as nuk hetohen dhe as nuk ndëshkohen.

 

“Eshte mungesa e drejtesise qe i jep mundesi ministrave te tallen me shqiptaret duke thene se tani kane zbuluar se ne Tirane ka ndertime pa leje, dhe qe per ata mbetet nje mister se si u ndertuan. E verteta eshte qe per ndertimet pa leje ligji parashikon burgim deri ne tete vjet. Ku eshte prokuroria?! Nuk ka kulle ne Tirane qe nuk ka shtuar kate, dhe nderkohe Prokuroria con ne gjyq nje qytetare tetedhjete vjecare nga Narta e Vlores per nje kotec pulash pa leje. E verteta eshte se katet pa leje ne kullat ne Tirane jane te pushtetareve. Po kalojme nga pandershkueshmeria ne tallje, dhe nga tallja ne amnisti. Pushtetaret po amnistojne veten e tyre.

 

Ne keto kushte, si mundet nje i ri te mos largohet nga Shqiperia sapo ti dal mundesia?! Problemi nuk eshte se Xhaçka dhe Gjiknuri behen me resorte, apo se Rama pasurohet me kompani offshore, por problemi eshte se ata as nuk hetohen, as nuk ndershkohen per vjedhjet. Problemi eshte se ata nuk i tremben drejtesise, jane mbi ligjin. Nuk kane asnje vlere denoncimet ne Parlament apo ne media persa kohe drejtesia nuk vepron.

 

Mungesa e drejtesise dhe pandeshkueshmeria jane arsyeja themelore pse shqiptaret ikin. Ne si opozite kemi shume te meta. Por me shume se te denoncojme me fakte korrupsionin ne parlament dhe ne media, cfare mund te bejme?!  Marim rastin e inceneratorit te Tiranes. Provat jane jane sheshit qe te njejtet njerez po vjedhin ne te tre inceneratoret dhe prap drejtesia nuk vepron. Tani une e kuptoj qe presionet politike jane te jashtezakonshme, por organet e drejtesise duhet te vendosin; ose ta cojne deri ne fund detyren qe kane marre persiper, ose te largohen sepse demi qe po i bejne ketij vendi eshte i jashtezakonshem.

 

Kur prokuroria lejon qe parate e qytetareve te vidhen te inceneratori i Tiranes nga te njejtet njerez qe vete Prokuroria ka shpallur ne kerkim se kane vjedhur te inceneratori i Elbasanit, nuk kemi thjesht nje dem material, por po shuhet perfundimisht edhe ajo pak shprese qe shqiptaret kishin te institucionet e drejtesise. Ndaj si deputet, por më shumë si qytetar dua t’ju bëj një thirrje të gjithë atyre zyrtarëve, që drejtojnë institucionet e zbatimit të ligjit; Gjeni forcën dhe ngrihuni mbi presionet apo joshjet e qeverisë. Sepse kur ju tradhëtoni detyrën që u ka vënë ligji, jeni duke shkatërruar të ardhmen e Shqipërisë. Përfshirë atë të fëmijëve tuaj”, theksoi Shehaj.

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here