Deklarata e papritur/ Putin e pranon: Lufta në Ukrainë duhet të marrë fund sa më shpejt

0
174

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka bërë një deklaratë të papritur gjatë takimit me kryeministrin e Indisë, Narendra Modi, gjatë samitit të sigurisë në Uzbekistan, ku tha se dëshiron që konflikti në Ukrainë të marrë fund sa më shpejt të jetë e mundur.

“Unë e kuptoj qëndrimin tuaj për konfliktin në Ukrainë dhe do të bëjmë çmos për t’i dhënë fund kësaj sa më shpejt të jetë e mundur”, i tha Putin Modit gjatë bisedimeve dypalëshe.

Vladimir Putin shprehu keqardhje që pala kundërshtare, udhëheqja e Ukrainës, ka refuzuar bisedimet e paqes dhe se Kievi dëshiron të arrijë qëllimet e veta me mjete ushtarake.

Kryeministri indian Narendra Modi i tha Putinit se nuk është koha për luftë, pasi ushqimi dhe karburanti janë ndër shqetësimet më të mëdha në botë për momentin.

Më vonë, Putin zhvilloi bisedime me presidentin turk Erdogan, i cili i ka kërkuar t’i japë fund luftës në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur përmes diplomacisë.

Kreu i Kremlinit tregon se Erdogan është angazhuar për t’i dhënë fund luftës disa mujore dhe akuzoi homologun Zelensky se nuk ka treguar gatishmëri për bisedime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here