Kërcënohet deputeti shqiptar Shaip Kamberi: Kuvendi i Serbisë kërkoi arrestimin tim

0
175

Deputeti shqiptar nga Lugina e Preshevës në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, është kërcënuar nga deputetja së Partisë Socialiste, Snezhana Paunoviç, e cila kërkoi që ai të arrestohej.

Në një intervistë për Euronews Albania, Kamberi tregoi se arsyeja e vetme e kërkesës së nënkryetares së kuvendit të Serbisë lidhej me deklarata e tij në kuvend se Kosova është shtet i pavarur dhe se Serbia është e detyruar të bisedojë me këdo drejton Kosovën.

“Ndaj edhe reagimi i saj dhe dy deputetëve të tjerë se duhet të arrestohet kushdo që thotë se Kosova është shtet i pavarur. Më e rënda ishte se kjo ndodhi në prani të presidentit Vuçiç. Nëse një deputeti i mohohet e drejta e fjalës, imagjinoni se çfarë ndodh me një njëri të thjeshtë që kërkon të drejtat e tij. Nuk pati asnjë reagim nga deputetët e tjerë serbë çka tregon për kontrollin absolut të shtetit në Serbi”, tha Kamberi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here