4 shqiptarët kapen me 200 mijë paund drogë: Buk gjetëm dot punë

0
132

4 emigrantë shqiptarë të paligjshëm janë mbyllur në qelitë e Britanisë së Madhe, për shkak se janë kapur me drogë me vlerë 200 mijë paund.

Shqiptarët janë kapur në Hartlepool, ku kishin ngritur një plantacion për rritjen e kanabisit. Policia pas kontrolleve gjeti 10 kg drogë në Chester Road në janar të këtij viti.

David Hewitt, procedues, tha se burrat u zbuluan të fshehur në dhomën e gjumit të pronës ku ishte fshehur edhe droga. Ai tha: “Brenda një gardërobë në dhomën e gjumit, policia gjeti një sasi të konsiderueshme kanabisi, ajo ishte e ruajtur në gardërobë dhe dukej se ruhej për qëllime të shitjes me shumicë”.

 

Hewitt tha se droga vlerësohej midis 80,000 dhe 120,000 £ me kosto me shumicë dhe rreth 200,000 £ në rrugë.

 

Gjykata dëgjoi se si disa dokumente u gjetën gjithashtu nga oficerët që tregonin se si banda do të fitonte 5,900 £ secili nga një marrëveshje.

 

Zenel Tusha, 26 vjeç; Mirush Tusha, 23 vjeç; Leo Metushi, 38 vjeç; dhe 23-vjeçari Petrit Tusha, të gjithë pa vendbanim fiks, u deklaruan fajtorë për posedim kanabis me qëllim furnizim.

 

Rod Hunt, që përfaqëson Metushin, tha se klienti i tij i ishte dorëzuar tregtimit të kanabisit pasi nuk arriti të siguronte punë pasi mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar.

 

Kate Barnes, që përfaqëson Petrit Tushën, i tha gjykatës se klienti i saj ishte zhvendosur në verilindje vetëm pasi kishte ikur nga Sheffield pasi mbërriti në vend nga ‘mbrapa një kamioni’.

 

Dhe Stephen Constantine, për Zenel Tushën, tha se klienti i tij kishte aplikuar për azil pasi kishte mbërritur ilegalisht në vend dhe gjithashtu kishte ikur nga Sheffield para se të përfundonte në Hartlepool me vëllain e tij Petritin.

 

Ata gjetën gjithashtu një ‘listë të shënjuar’ dhe dokumente që tregonin se si banda me katër persona do të ndante fitimet nga shitja me shumicë e drogës së klasit B.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here