Kryebashkiaku i Tropojës, Rexhë Byberi, në një prononcim për SYRI TV sote pasqyroi si shumë rëndë situatën në këtë bashki në shumë fusha, si në bujqësi, blegori, infrastrukturës, banesa etj. tha:
“Situata ka filluar të normalizohet një çikë. Ka qenë mjaft e rëndë. Kemi pasur shumë dëmtime, sidomos në bujqësi, blegtori, infrastrukturë dhe po punojmë me komisionet përkatëse në çdo njësi administrative që të shohim dëmet.
Informacionet po vijnë hap pas hapi dhe do të njoftojmë institucionet qëndrojmë për t’u ardhur në ndihmë këtyre banorëve nga kjo fatkeqësi natyrore.
Reshjet kanë qenë që dje e deri tani që po flasim, të dendura; dalje lumenjsh, përrenjsh, një situatë që nuk është parë ndër vite në rrethin e Tropojës.
Ka pushuar shiu dhe na ka mundësuar të dalim në terren unë me komisionet ; unë tani sapo u ktheva nga njesia administratve e Bytyçit, por ka shumë dëme në rrethin e Tropojës gjatë këtyre 48 orëve.
Ka disa njësi pa energji elektrike, po punohet fort që të kthehet; në qytet nuk kemi pasur, institucionet funksinoojnë, spitali funksionon me të gjitha.
Ka dëme në bujqësi, blegtori, bletari, në ushqime, në bazën ushqimore, në ura: ka shumë dëme. Ka prishur asfalte, rrugë kryesore, pra ka shumë dëme. “