Tentoi të shmangë gurët në rrugë, përmbyset mjeti i tonazhit të rëndë në aksin Librazhd-Përrenjas

0
205

Një automjet i tonazhit të rëndë që po qarkullonte në aksin e rrugës kombëtare Librazhd-Përrenjas gjatë një manovrimi të detyruar për të shmangur përplasjen me gurët që kishin rënë në trasenë e rrugës, është batuar dhe më pas përmbysur.

Aksidenti sipas burimeve nga vendngjarja ka ndodhur në një kthesë në dalje të Hotolishtit.

Fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz, ndërsa qarkullimi është bllokuar përkohësisht. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punohet për rikthimin e normalitetit të qarkullimit në këtë segment rrugor.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here