Vasili: Spiropali e thotë qartë që do ta shkelin Kushtetutën e po deshi opozita, le të ankohet!

0
125

“Nuk mund të gjykojmë kushtetutshmërinë e këtyre vendimeve. Nëse ka dyshime të tilla, ka autoritete dhe ka opozitë që mund ta çojë në Gjykatë Kushtetuese”. –  Kjo deklaratë e Ministres së Shtetit Elisa Spiropali lidhur me vendimin e fundit të qeverisë për konfiskimin e ndërtimeve të paligjshme, ka ngjallur debate të shumta.  Pas transmetimit të intervistës mbrëmë nga Zëri i Amerikës, Petrit Vasili, deputet i PL, ka shprehur indinjatën e tij dhe e ka konsideruar një skandal, këtë qëndrim të Spiropalit.

“Skandal! E rëndë,  e pohojnë vet se e dhunojnë Kushtetutën me ndërgjegje për pazaret e tyre! – shkroi ai në Fb. –  Kjo thotë qartë që ne do ta shkelim Kushtetutën dhe po deshi opozita le të shkojë në Gjykatë Kushtetuese të ankohet.

Pra, respektimi i Kushtetutës për këta nuk ekziston; këta thonë” po jua rrëmbejmë, po jua grabisim, po jua shqyejmë dhe ju po të doni shkoni ankohuni në gjykatat e kapura që të mos e gjeni të drejtën kurrë.

Pra këta s’pyesin për Kushtetutë e ligj, si në rastin e ndërtimeve pa leje dhe bëjnë çdo pazar që ju leverdis. Respekt për gazetaren Keida Kostreci për integritetin profesional dhe objektivitetin,” përfundoi Vasili.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here