Një banesë është përfshirë nga flakët në Pogradec, pikërisht në fshatin Slabinjë të njësisë Proptisht.
Sipas të dhënave paraprake nuk ka të lënduar në njerëz, në një strukturë që sipas informacioneve është një banesë kolektive ku jetonin 2 familje me 8 anëtarë.
Drejt zonës është nisur zjarrfikësja për të shuar zjarrin ndërsa banorë të zonës po ndihmojnë në shuarjen e flakëve. Nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit.