Një burrë i plagosur në këmbë me armë zjarri është paraqitur në spitalin rajonal të Korçës këtë të diel në mbrëmje.
Aktualisht, i plagosuri Romeo Berberi ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në një lokal, në lagjen nr. 16, ndërkohë që rrethanat e ngjarjes mbeten te paqarta.
“Më datë 18.09.2022, rreth orës 20:20, në Spitalin e Korçës është paraqitur i dëmtuar në këmbë, dyshohet me armë zjarri shtetasi R. B., rreth 53 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga të dhënat e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal, në lagjen nr. 16, Korçë“, njofton policia.