Berisha denoncon skandalin: Rama po bllokon kontrollin administrativ të djegësave

0
207

Në këto kushte, SKAP-i i partisë po përdoret si një instrument për hetime fake, për të mbuluar vazhdimin e krimit monstruoz. SKAP-i i partisë de facto është bërë mburojë kryesore e vazhdimit të vjedhjes së shqiptarëve nga Edi Rama, Arben Ahmetaj, Engjëll Agaçi dhe Erion Veliaj me sipërmarrjen e tyre.
Në këtë kontekst, akuzoj direkt Edi Ramën, Engjëll Agaçin, Arben Ahmetajn dhe Erion Velinë edhe për faktin tjetër, që të ndërmerret një hap i detyruar nga gjykata, duhet një kontroll administrativ i zbatimit të kontratës. Kontrollin administrativ duhet ta ushtrojë Ministria e Financave dhe ajo e Mjedisit. Por kjo nuk ndodh kurrë, sepse Edi Rama nuk lejon të ushtrohet kontroll mbi kompaninë e tij.
Dua të them se SKAP i partisë ka të gjithë autoritetin ligjor jo vetëm të konfiskojë pronën e krimit, jo vetëm të vendosë para ligjit pronarët e saj qeveritarë, por edhe ata qeveritarë që nuk ushtrojnë kontrollin administrativ mbi këtë ndërmarrje, që është shndërruar në një gropë gjigante të zezë që përpin djersën, mundin e taksapaguesve shqiptarë.

ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here