Mbretëresha Elisabeth II varroset sot në Londër përmes një ceremonie shtetërore, ngjarje që po vlerësohet si operacion i “paprecedent” i sigurisë në kryeqytetin britanik
Mëngjesin e së hënës, arkivoli me trupin e pajetë të monarkes më jetëgjatë britanike u nis për në rrugëtimin e saj të fundit: fillimisht arkivoli u dërgua në Kishën e Uestministerit, ku u mbajt një shërbesë fetare në të cilin morën pjesë mijëra persona. Pas rreth një ore shërbim, arkëmorti ishte në Wellington Arch.
Më pas ceremonia mortore do zhvendoset në Kështjellën Uindsor për një shërbim më privat. Në fund, Mbretëresha Elizabeth II do të varroset në një ceremoni private në faltoren e Shën Xhorxhit, pranë burrit të saj të ndjerë, Princit Philip. Në pllakën prej mermeri në varrin e saj do të gdhendet: Elizabeth II 1926-2022.
Dita e varrimit pritet të jenë emocionale për shumë britanikë dhe ceremoni të tilla varrimi shtetëror Britania nuk ka organizuar qe 60 vjet, përkatësisht që nga varrimi i Wiston Churchill. Qindra mijëra persona kanë dalë në rrugët e Londrës nëpër të cilat do të kalojë arkivoli i Mbretëreshës, për t’i dhënë lamtumirën e fundit monarkes. Ndërkaq, miliona të tjerë në mbarë botën po përcjellin ceremoninë mortore përmes transmetimeve të drejtpërdrejta.
14:42 Arkëmorti i Mbretëreshës Elisabeth niset drejt Windsor
Arkëmorti i Mbretëreshës Elisabeth është nisur drejt Windsor, ndërsa rruga është mbushur me qytetarë të cilët brohorasin. Në ceremoninë mortore që pritet të mbahet në Windsor priten rreth 800 të ftuar, kështu që është një ngjarje më e vogël se ajo që u mbajt në Westminster.